Lajme
Kërkesat për azil të shqiptarëve nuk pranohen në Suedi
Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Patrick Swvensson, iu bëri thirrje qytetarëve të Kukësit në Shqipëri që të mos emigrojnë, pasi nuk ka shanse për të fituar azil.
Swvensson ka deklaruar se Shqipëria nuk është vend në konflikt lufte dhe se kërkesat për azil pranohen vetëm nga ata të cilët ndiqen apo persekutohen për shkak të konflikteve të luftës.
“Autoritetet shtetërore suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks të azilkërkuesve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e luftës. Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen për shkak të konflikteve të luftës, prandaj për shqiptarët nuk është e nevojshme të kërkojnë azil, pasi Shqipëria nuk është në luftë. Qytetarët para se të marrin këtë risk për t’u larguar, duke harxhuar para dhe pasuritë e tyre, duhet të mendojnë më parë”, deklaroi Patrick Swvensson, raportojnë mediat në Tiranë.
Diplomati suedez kërkoi nga qeveria që të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











