Lajme
A do të ketë edhe këtë vit rritje të fuqishme të pagave në Gjermani?
Gjermania regjistroi rritjen më të fortë të pagave reale që nga viti 2008 vitin e kaluar, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.
“Pagat reale janë rritur me 3,1 për qind krahasuar me 2023 vitin e kaluar. Pagat nominale janë rritur me 5,4 për qind, ndërsa në të njëjtën kohë çmimet e konsumit janë rritur me 2,2 për qind”, thuhet në njoftimin e Entit të Statistikave.
Arsyeja e rritjes më të fortë të pagave reale që nga viti 2008, kur kjo vlerë është monitoruar statistikisht, janë pagesat e njëhershme për të zbutur efektet e inflacionit në vitet e fundit, të cilat kanë marrë shumë punonjës, si dhe shumë kontrata kolektive të favorshme për punonjësit, të lidhura vitin e kaluar.
Pagat reale nuk u rritën më parë
Në vitet e mëparshme, për shkak të pandemisë dhe faktorëve të ndryshëm globalë si lufta në Ukrainë, pagat reale nuk u rritën, madje në vitin 2022 ato u ulën.
Pavarësisht rritjes së pagave reale vitin e kaluar, për shkak të valës së rritjes së çmimeve në vitet e fundit, pagat reale ende nuk kanë arritur nivelin para pandemisë të vitit 2019.
Megjithatë, siç raportohet nga Instituti për Ekonomi dhe Sociologji (WSI), rritja e pagave vitin e kaluar duhet të lidhet me rritjen e marzheve në disa sektorë gjatë viteve të krizës.
Pagat janë rritur veçanërisht në sektorët e IT dhe komunikimit, si dhe në sektorët e shëndetësisë dhe sociale.
Rritje më e madhe tek femrat
Pagat reale janë rritur me 5.3 për qind te gratë e punësuara.
Këtë vit, ekonomistët nuk presin rritje të ngjashme me vitin e kaluar.
“Një parakusht për një rritje të fortë të pagave reale është një ringjallje e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik, i cili nuk është në dukje,” tha Instituti për Ekonominë e Kielit.
Vitin e kaluar, paga mesatare mujore neto për një person beqar pa fëmijë në Gjermani ishte 2,394 euro.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











