Kosova
Pse familjet zvicerane shpenzojnë 2.95% të pagës për energji, ato kosovare 14.9%
Deputeti shqiptar në kantonin e Bernës, Korab Rashiti: Në Zvicër familjet shpenzojnë 2.95% të pagës për energji elektrike, kurse në Kosovë 14.9%

Duke qenë se jemi afër marsit, nisin edhe shqetësimet për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës në shtetin e Kosovës.
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) bën çdo vit shqyrtimin dhe caktimin e tarifave, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues, përcjell albinfo.ch.
ZRRE-ja konfirmoi se kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë kanë kërkuar që ajo të shtrenjtohet, por nuk specifikoi se sa.
Sa kushton rryma aktualisht?
Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët e amvisërisë, komercialë dhe industrialë për 3 për qind.
Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.
Deputeti në Kantonin e Bernës në Zvicër, Korab Rashiti, ka reaguar ndaj këtyre zhvillimeve duke bërë një krahasim ndërmjet çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë dhe Zvicër.
Sipas Rashitit, një familje mesatare në Kosovë shpenzon 14% të pagës për 1000 kWh të energjisë elektrike.
Kurse, në Zvicër një familje mesatare shpenzon vetëm 2.94% të pagës së saj për të njëjtën energji elektrike.
Deputeti Rashiti po ashtu ka shkruar se të ardhurat në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro.
“Menaxhimi dhe strategjia energjetike në Kosovë është një tmerr i pafund dhe ata duan përsëri ta rrisin çmimin e kWh në Kosovë. Mos harro atë që thashë disa javë më parë: tatimi fiskal në të ardhmen në Kosovë do të kalojë përmes çmimit të kWh! Një info: Këtu është një krahasim duke marrë parasysh fuqinë blerëse midis Kosovës dhe Zvicrës, duke pasur parasysh që të ardhurat mediane në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro”, ka theksuar ai në postimin e tij në Facebook.
Pse ka kërkesa për shtrenjtim të rrymës?
Në kërkesën e KESCO, të bërë publike nga ZRRE-ja, thuhet se arsyet lidhen me rritjen e konsumit dhe me prodhimin e ulët vendor.
Në këtë dokument thuhet se, vitin e kaluar, Kosova ka importuar 168 GWh (gigavat-orë) energji, me një kosto prej 47.8 milionë eurosh, nga të cilat 35.6 milionë euro janë shpenzuar vetëm në tre muajt e fundit të vitit.
Parashikimet për këtë vit janë që të importohen 318 GWh.
Kosova nuk arrin t’i plotësojë nevojat e mbi 1.6 milion banorëve të saj me rrymë, andaj edhe importon nga bursat e huaja.
Vendi ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e tij, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.
E-Diaspora
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në...
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani e fluturimeve në Zvicër zgjeron vendin për bagazh dore Kabinat e saj po zgjerohen për shkak të rritjes së numrit të pasagjerëve me bagazh dore...
-
Kriza e banesave godet Alpet zvicerane
-
Numër i lartë i shtetasve të huaj janë duke punuar në pozita drejtuese në Zvicër
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Dhëmbët më të shëndetshëm në Zvicër