Shqipëria
17 vjeçari shqiptar fiton medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave

Orges Ibi është shpallur fitues i medaljes së artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave. 17-vjeçari nga qyteti i Korçës, ka fituar pikët maksimale në kimi, matematikë dhe kodim. Orgesi ka konkurruar në këtë olimpiadë së bashku me 160 të rinj nga e gjithë bota.
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi Orges Ibin si një shembull të shkëlqyer të talentit të jashtëzakonshëm, i lindur nga pasioni dhe angazhimi i tij, si dhe mundësitë që ofron Qendra e Inovacionit e Bashkisë Korçë.
“Kjo është një dëshmi se kur investohet në mundësi për zhvillimin e rinisë, arrihen suksese të jashtëzakonshme që ndikojnë jo vetëm në individë, por edhe në zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e saj”, shkroi kryebashkiaku Filo.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër Më pak njerëz në Zvicër ishin në borxhe në vitin 2024...
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve