Lajme
Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare veprimtari Astrit Leka
Ai ishte bërë i njohur me iniciativën e tij të kurorëzuar me sukses për vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Gjenevë

Shqiptari mbase më i moshuar në Zvicër, veprimtari i shquar Astrit Leka, ka ndërruar jetë sot, në Gjenevë, pak muaj pasi kishte mbushur plot një shekull jetë. Në dhjetor të vitit të kaluar ai kishte mbushur 100 vjet.
Astrit Leka është bërë i njohur me iniciativën e tij të kurorëzuar me sukses për vendosjen, në fund të viteve `90, të bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në një park të Gjenevës.
Leka është i lindur në dhjetor të vitit 1924 në Shqipëri, ka mbaruar liceun e njohur të Korçës dhe ka marrë pjesë në luftën çlirimtare në vitet 1939-1944.
Nga viti 1990 ai ka jetuar në Gjenevë ku ka qenë në krye të shoqatës për solidarizim me njerëzit në Evropën Lindore “Solidest” dhe këshilltar në shoqata të ndryshme ndërkombëtare të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, po në Gjenevë.
Është i njohur kontributi i tij në këto pozicione, për sensibilizimin me çështjen kombëtare shqiptare dhe atë të Kosovës.
Në vitin 2018, në kuadrin e shënimit të 550 vjetorit të ikjes në amshim të Sjkënderbeut, Ambasada e Shqipërisë në Bernë, në një organizim të veçantë i pati ndarë Astrit Lekës Certifikatën e Mirënjohjes. Kjo certifikatë i është ndarë në cilësinë e patriotit, aktivistit dhe intelektualit të shquar dhe nismëtarit dhe realizuesit të vendosjes së bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Katsriot Skënderbeu në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Forcohet franga zvicerane Politika tarifore e Shteteve të Bashkuara po shkakton pasiguri tek investitorët, duke krijuar kërkesë për asete...
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)
-
Cilat pjesë të Zvicrës ndalohen të ndërtojnë shtëpi të dyta?