Shqipëria
Shqipëria ‘po plaket’
Rënia është e ndjeshme, me gati 5.1 vite. Pra, plakja e popullsisë po ecën me ritme të shpejta
Sipas shifrave nga “Agjencia Evropiane e Statistikave”, mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë vlerësohet në 38.8 vjeç.
Pra, gjysma e popullsisë është më e vjetër se kjo moshë, ndërsa gjysma tjetër më e re.
Por si ka ndryshuar ky tregues ndër vite?
‘Scan Intel’ ka marrë në analizë të dhënat përgjatë dhjetë viteve të fundit për të parë tendencën. Në vitin 2013-të, mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri vlerësohej në 33.7 vjeç.
Rënia është e ndjeshme, me gati 5.1 vite. Pra, plakja e popullsisë po ecën me ritme të shpejta, transmeton albinfo.ch.
Nisur nga të dhënat e Censit për vitin 2023, varësia ndaj të moshuarve, e cila matet si raport i personave mbi moshën e punës me numrin e personave në moshë për të punuar, është thelluar vitet e fundit.
Ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Evropian vlerësohet në 44.5 vjeç. Mosha mesatare është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013-të, kur ishte 42.2 vjeç. Rritje u regjistruan në të gjitha vendet e BE-së, përveç Maltës dhe Suedisë.
Moshën mesatare më të lartë e regjistron Italia me 48.4 vjeç, pasuar nga Portugalia, Bullgaria, Greqia dhe Gjermania.
Ndërkohë, Shqipëria renditet mes vendeve të fundit me moshën mesatare më të re, por ndër vendet e para sa i përket ndryshimit në dhjetë vite. Po ashtu, mosha mesatare është rritur më shumë në Moldavi, Maqedoni e Veriut, Portugali, Itali dhe Greqi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











