Zhvillim
Nuk duan të punojnë, “rrofshin” dërgesat nga diaspora!
Kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, për shembull, të nëntin vit me radhë po ballafaqohet me këtë problem. Dhe jo vetëm ajo...
Se shumë kosovarë “kërkojnë punë dhe luten të mos e gjejnë atë”, tregojnë edhe përvojat e përfaqësuesve të disa kompanive në vend. Ato tregojnë për Radion Evropa e Lirë se kanë probleme që të gjejnë punëtorë.
Kompania e verarisë “Stone Castle” në Rahovec, për shembull, të nëntin vit me radhë po ballafaqohet me këtë problem.
Përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie, Agron Aliçkaj, thotë se në vazhdimësi janë në kërkim të punëtorëve, por interesimi është shumë i vogël për të punuar në vreshtari.
“Problemet më të mëdha i kemi për gjetjen e punëtorëve për punë sezonale, mirëpo punët sezonale janë nëntë muaj gjatë vitit në kompaninë tonë. Përgjatë kësaj periudhe, ne kemi nevojë për fuqi punëtore deri në 500 punëtorë”, tregon ai.
Aliçkaj tregon për Radion Evropa e Lirë se konkursi për vende pune të lira në kompaninë “Stone Caste”, është i hapur gjatë tërë vitit. Në qendrën për punësim në Prizren dhe Gjakovë, thekson ai, kushdo që paraqitet dhe është i interesuar për të punuar, i ka dyert e hapura.
Pagat për vendet e lira të punës që po kërkon kompania “Stone Castle”, sipas Aliçkajt, janë nga 260 euro deri në mbi 300 euro në muaj, ndërkohë që transporti është i siguruar nga kompania.Kjo është mesatarja e pagës në Kosovë, por të rinjtë nuk janë edhe shumë të interesuar të punojnë në bujqësi, thotë ai.
“Nëse e shohim strukturën (për kah mosha) e atyre që punojnë në kompaninë tonë, janë të moshës mbi 50 vjeç, kemi shumë pak punëtorë të gjeneratave të reja. Të rinjtë po u ikin këtyre punëve, edhe pse nuk janë punë shumë të rënda. Kur një i moshuar po mund të punojë, pse nuk mund të punojë një i ri?! Por, të rinjtë tanë po dëshirojnë të punojnë vetëm në zyre”, shton ai.
Edhe në “Bursën e punësimit”,një aktivitet që organizon Aleanca Kosovare e Biznesit çdo vit në Kosovë, ishte evidentuar se të rinjtë e papunë, të cilët ishin interesuar për punë, kishin hezituar të punësohen në punë sezonale.
Kryetari i kësaj shoqate ekonomike, Agim Shahini, tregon për Radion Evropa e Lirë se gjatë kontakteve që ata kanë me biznese të veprimtarive të ndryshme, vërehet një mosinteresim i të rinjve për të punuar.
“Punëkërkuesit vazhdimisht kërkojnë punë, por gjatë kërkesave ata i kanë edhe kushtet e veta, gjë që është e kundërta, pasi që është dashtë që punëdhënësi t’i kenë kushtet e veta. Ka raste kur kompanitë vendore hapin konkurs për punë të ndryshme, sidomos punë sezonale, dhe të rinjtë hezitojnë të punojnë në këto kompani për një kohë të caktuar”, pohon ai.
Shahini thekson se këtë mosinteresim për punë që të rinjtë në Kosovë e kanë, rrjedh edhe nga paratë që familjet në Kosovë marrin nga familjarët e tyre që jetojnë jashtë vendit.
“Edhe diaspora këtu, në një masë, e ka bërë krahun e punës në Kosovë të painteresuar për punë, për shkak të dërgesave. Arsyetimet e shumë të papunëve është se ne marrim një shumë të të hollave mujore nga diaspora dhe kjo na mjafton për të jetuar. Nga perspektiva afatgjate kjo është mjaft shqetësuese, se këta të rinj dalëngadalë po e humbin interesimin për punë”, shton Shahini.
Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve, këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.
Në vit shuma e remitencave është mbi 600 milionë euro.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik