Lajme
Shet kokainë me vlerë prej 2.5 milionë frangash: 16 vjet burg për shqiptarin
Një shtetas shqiptar ka shitur 52 kilogramë kokainë në Aargau brneda vetëm gjashtë muajsh. Tani ai duhet të mbajë 16 vjet burg
Një njeri familjar dhe punëtor, në dukje i zakonshëm bënte një jetë të dyfishtë si bos droge. Shtetasi i Shqipërisë, rreth të dyzetave, jetonte me modesti në një apartament me tri dhoma, në periferi të Lenzburgut AG.
Ai ishte gjithmonë një person që nuk binte në sy dhe i kujdesshëm, transmeton albinfo.ch. Por pas kësaj fasade fshihej një sekret i madh.
Në vetëm gjashtë muaj ai ka shitur 52 kilogramë kokainë dhe tetë kilogramë heroinë në Kantonin Aargau, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Shitjet kishin arritur shumën prej më shumë se 2.5 milionë franga.
Hetuesit i ranë atij në gjurmë përmes një telefoni celular të konfiskuar kripto. Këto pajisje nga Sky Global mundësojnë komunikim të koduar – veçanërisht për qëllime kriminale.
Europoli ja ka dalë të deshifrojë bisedat. Kjo i dha Policisë Kantonale të Aargaut qasje në mesazhet inkriminuese të bosit të drogës. U gjetën fotografi të parave të gatshme dhe udhëzime të hollësishme për dërgesat e drogës.
Hetuesit kanë arritur të lidhin të akuzuarin me emrin e përdoruesit “TP46MT”. Paralelet mes mesazheve të bisedës dhe jetës së tij konfirmuan dyshimin.
I pandehuri ka heshtur gjithë kohës për akuzat në gjykatë. Avokati i tij mbrojtës ka argumentuar se bisedat në celular nuk mund të përdoreshin si provë, përcjell albinfo.ch. Prandaj ai ka kërkuar lirim nga akuza dhe dëmshpërblim për klientin e tij.
Megjithatë, sipas “Aargauer Zeitung”, gjykata e qarkut të Lenzburgut ndoqi zyrën e prokurorit publik.
Ai e dënoi burrin me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga vendi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











