Kosova
Filmi zviceran me dy aktorë shqiptarë – në Berlinale, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Premiera gala në prani të regjisores Petra Volpe jepet të shtunën, më 22 shkurt 2025, me fillim në orën 20:15 në kinemanë Arthouse Le Paris, Cyrih

Më 17 shkurt, pikërisht në ditën që shënon përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, në festivalin e madh të filmit Berlinale u shfaq premiera botërore e filmit zviceran “Heldin” (Heroina), në të cilin dy aktorë shqiptarë, Albana Agaj dhe Ridvan Murati luajnë role të rëndësishme.
“Në filmin e ri të Petra Volpes “Heldin” unë luaj rolin e zonjës Osmani, një grua e fortë, e emancipuar që drejton biznesin e saj me të shoqin. Kur burri duhet të shkojë në spital për një operacion, ajo e shoqëron atë”, shprehet Albana Agaj për albinfo.ch., lidhur me filmin.
“Takimi me regjisoren Petra Volpe gjatë audicionit ishte një moment magjik për mua. Më ftuan për një rol që nuk plotësonte klishetë e zakonshme, por tregonte një grua që kishte gjetur veten në këtë vend. Bëhet fjalë, pra, për një grua që është e pavarur, i heq frikën të shoqit dhe kujdeset për gjithçka,” thotë tutje ajo.
“Mirënjohja ime më e thellë shkon për Petra Volpe, e cila sjell në ekranin e madh personazhe të tilla femërore, si zonja Osmani, e cila nuk është stereotip, por përfaqëson një të vërtetë të rëndësishme. Si një aktore me rrënjë kosovare e cila ka studiuar aktrimin në Zvicër në Universitetin e Arteve në Bernë, kjo do të thotë shumë për mua”, vazhdon zonja Agaj.

Në këtë film të rëndësishëm, me peshë shoqërore, roli i zonjës Osmani ka marrë një rëndësi politike për mua personalisht. Është një rol i vogël, por për mua me shumë kuptim, në një film të rëndësishëm me një regjisore të mrekullueshme dhe një ekip të mrekullueshëm, dhe këtë do ta marr me vete si një eksperiencë shumë të veçantë, thotë Albana për albinfo.ch.
Fakti që premiera botërore u bë në Berlinale më 17 shkurt, në festën e Pavarësisë së Kosovës, sigurisht që ishte shumë i këndshëm edhe për mua dhe familjen time”.
Filmi bën fjalë për një ambient të ngarkuar spitali, ku infermierja Floria punon me shumë pasion dhe profesionalizëm në kirurgji në një spital zviceran. Kur Floria fillon turnin e saj atë ditë, një koleg mungon në repartin plotësisht të zënë dhe me staf të pamjaftueshëm. Me gjithë ritmin e vrullshëm, Floria kujdeset për një nënë të sëmurë rëndë dhe një plak që pret urgjentisht diagnozën e tij me po aq kujdes dhe përvojë sa ajo e pacientit privat me të gjitha kërkesat e tij të veçanta. Por më pas ajo bën një gabim fatal dhe ndërrimi kërcënon të dalë krejtësisht nga kontrolli. Fillon një garë nervore kundër kohës.
Albana Agaj është aktore e diplomuar e teatrit, e cila prej disa vitesh krijon artin e saj në teatro të ndryshme në Zvicër në Gjermani, Austri e gjetiu.
E lindur në vitin 1982 në Prishtinë dhe e ardhur në Zvicër me familjen në moshën 11 vjeçare, Albana në vitin 2007 ka mbaruar studimet për aktrim në Shkollën e Lartë të arteve në Bernë. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ajo është angazhuar si aktore në teatrin “Theater an der Ruhr” (Mühlheim, Gjermani).
Ndërsa Ridvan Murati, nga Gjilani, ka mbaruar Aktrimin në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Publiku i gjerë e njeh Muratin kryesisht si aktor të serialeve të realizuara në Kosovë. Ai, prej tashmë shumë vitesh jeton në Zvicër, ku dhe punon në një teatër në Bazel.
Premiera gala në prani të regjisores Petra Volpe jepet të shtunën, më 22 shkurt 2025, me fillim në orën 20:15 në kinemanë Arthouse Le Paris, Cyrih.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Shkurt 2025
- Ora20:15
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit20 Shkurt 2025 - 18:00
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Dhurohen subvencione për vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë zvicerane Stimujt e rinj financiarë për vendosjen e paneleve diellore në shtëpinë tuaj zvicerane...
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve