Lajme

Kosovari punëson ilegalisht gjashtë persona nga Shqipëria dhe Kosova

Menaxheri i lokalit, një 30-vjeçar kosovar dyshohet se ka punësuar katër punonjës dhe dy muzikantë pa lejet e duhura të punës

Të enjten në mbrëmje (13 shkurt 2025), në orën 23:00, Policia Kantonale  e St.Gallenit ka realizuar një kontroll në një klub në Sägengasse në lokalitetin Sennwald, transmeton albinfo.ch lajmin e publikuar të hënën ngamdiat zvicerane.

Me atë rast policia ka konstatuar se drejtori menaxhues i lokalit, një 30-vjeçar kosovar dyshohet se ka punësuar katër punonjës dhe dy muzikantë nga jashtë vendit, pa lejet e duhura të punës .

Si drejtori menaxhues ashtu edhe gjashtë punonjësit nga Shqipëria dhe Kosova do të raportohen në prokurorinë publike në kantonin e St.Gallenit, shkruan polizeinews.ch

Zyra e migracionit do të shqyrtojë masat sipas ligjit të imigracionit.