Integrimi
Brilant Kqiku, në finalen e “Miss & Mister Zvicra”
Djaloshi 20-vjeçar, i cili jeton në Walis, është bërë pjesë e finales së madhe që do të mbahet më 28 nëntor në Gjenevë
Pothuajse në secilin spektakël bukurie që organizohet në Zvicër është shumë e rrallë që pjesë e këtyre eventeve të mos jetë edhe ndonjë shqiptar.
Kështu, edhe në spektaklin e “Miss & Mister Zvicra Romande 2016” garon për mister të Zvicrës Brilant Kqiku.
Djaloshi 20-vjeçar, i cili jeton në Walis, është bërë pjesë e finales së madhe që do të mbahet më 28 nëntor në Gjenevë.
“Më pëlqen modelimi dhe garat e bukurisë. Është hera e parë që marr pjesë në konkurse të bukurisë dhe pres që të arrij suksese”, shprehet Brilanti për albinfo.ch.
Në fillim kanë qenë 400 kandidatë që kanë marrë pjesë, pastaj në rundin e dytë janë përzgjedhur 35 djem dhe 35 vjaza, kurse në rundin e tretë, për në finale, kanë kaluar 20 djem dhe 20 vajza. ”Për këtë vit jam i vetmi shqiptar që marr pjesë. Natyrisht se konkurrenca është e madhe, por unë kam besim se do të arrij suksese”, thotë Brilanti, me prejardhje nga Gjilani.
Brilanti nuk është i dashuruar, kurse pëlqen vajzat shqiptare. “Me vajza shqiptare nuk ka askund në botë”, shprehet ai, teksa tregon se Kosovën e viziton shumë shpesh. “Është vendi im, toka ime”, mburret ai gjatë bisedës për albinfo.ch.
Hobi i tij është futbolli dhe fitnesi, ndërsa në të ardhmen pret të bëhet një modelist i njohur në botë dhe të reklamojë për markën e preferuar të tij “Gucci”.
Të theksojmë se vitin e kaluar në këtë spektakël vendin e tretë për mister e zuri Nrecë Kabashi, ndërkaq dy vjet më parë kurorën e “Miss Zvicra Romande 2014” e fitoi shqiptarja Sindi Arifi.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch