E-Diaspora

Forum në Gjenevë: Regjistrimi Virtual i Diasporës

Diaspora Shqiptare ka nderin të ju ftojë të merrni pjesë në Forumin e Diskutimit në Gjenevë, mbi temën:

Nga Koncepti në Sukses: Regjistrimi Virtual i Diasporës

Synimet, Sfidat dhe Mundësitë

Synimi i forumit te diskutimit është mbledhja e biznesmenëve dhe udhëheqësve të shoqërisë civile në Gjenevë, për të diskutuar dhe zhvilluar mundësitë e shëndrrimit të Diaspora Virtual Registration (DVR) në një platformë të suksesshme. DVR-ja është zhvilluar nga Ministria e Diasporës të Kosovës (MeD) me qëllimin e indentifikimit  të Shqipëtarëve të cilët jetojnë në katër anët e botës, dhe ndërtimin e politikave mbështetëse për komunitetet e diasporës.

Forumi mbahet të  enjten, 30 prill 2015, në Konsulatën e Pergjithëshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë

Adresa:

Rue de la Servette 93, 1201  Gjenevë, Zvicër 18:30PM

Për të konfirmuar pjesëmarrjën në në këtë takim, ju lutem dërgoni e-mail në [email protected] ose përmes telefonit +41765747523 deri me 29 Prill 2015.

****
Organizator i forum diskutimit është OJQ-ja Germin në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Zyrën për Zhvillime të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrinë e Diasporës së Kosovës (MeD).

Germin është OJQ e cila përdor teknologjinë për të bashkuar dhe mbështetur Diasporën Shqipëtare me vendlindjen e tyre. Germin ka themeluar, dhe menaxhon www.kosovodiaspora.org, një platformë digjitale informuese mbi angazhimin e Diasporës.

Për më shumë informata, kontaktoni :

Z. Arjan Kashtanjeva
_____________________________________________

Consulate General of the Republic of Kosovo in Geneva

Rue de la Servette 93, 1202 Geneva Switzerlend

Tel: +41 22 734 27 34, Mob:+41 78 913 24 12

Fax: +41 22 734 27 32

Email: [email protected]