Lajme
Shqipëri: 200 872 kërkesa për regjistrime për votim nga jashtë, 128 149 të miratuara

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.
Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në sistemin PER janë regjistruar 200 872 kërkesa nga të cilat 198 527 janë shqyrtuar, ndërsa deri sot, në orën 19:13, janë miratuar 128 149 të tilla.
Sipas të dhënave, janë refuzuar 70,378 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësit i është refuzuar aplikimi më shumë se një herë.
Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 118 714 kërkesa, ndërsa femrat janë 82 158.
Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 77 006 e ndjekur nga Greqia me 56 259, Gjermania me 22 815, si dhe nga SHBA me 13 798.
Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 38 904, më pas vijnë qarqet Fier me 26 509 kërkesa, Durrës me 21 489, Elbasan me 21 067 etj.
Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër