Lajme
Berna sygjeron banorët të mos i vrasin ujqërit
Berna vjen me një mënyrë më 'humane' për të ndaluar ujqërit të sulmojnë bagëtinë

Ujqërit që enden nëpër fshatrat zvicerane kanë frikësuar fermerët dhe banorët e tjerë të komuniteteve rurale, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se ata gjymtojnë kafshët dhe nuk kanë frikë as nga njerëzit, mënyra e zakonshme e sjelljes me grabitqarët është vrasja e tyre.
Megjithatë, qeveria kantonale e Bernës tani po propozon që t’i lërë ujqërit të jetojnë, por t’i bëjnë ata më të padëmshëm duke i kapur dhe sterilizuar.
“Sterilizimi është një procedurë e shkurtër dhe e thjeshtë që nuk duhet të prishë organizimin social të kafshëve dhe tufave të tyre”, thanë autoritetet të martën.
“Numri i ujqërve të rinj do të reduktohej dhe tufat do të mund të menaxhoheshin më mirë pa pasur nevojë për të qëlluar,” theksuan ata.
Megjithatë, kundërshtarët argumentojnë se sterilizimi nuk është “një mjet adekuat për t’iu përgjigjur rreziqeve të menjëhershme”. Për më tepër, kjo masë do të sillte kosto shtesë që do të ishin dukshëm më të larta se të shtënat.
Procedura e konsultimit për këtë çështje do të përfundojë më 11 mars.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë Zvicra ka rregulla strikte në lidhje me të drejtën e qëndrimit për shtetasit e huaj. Zakonisht,...
-
5 vjet pas Covid-19 Berset bën një bilanc: Gabimet ishin të pashmangshme
-
Plani i Swiss Rail për lidhje me Londrën dhe Barcelonën
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja