Gjashtë persona janë lënduar nga një shpërthim zjarri që ka ndodhur të shtunën në qendrën e azilit në Chemintz në Gjermani. Dyshohet së në mesin e të lënduarve të jetë edhe një familje kosovare.
Një shpërthim zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një qendër azilkërkuesish në Chemintz të Gjermanisë. Nga ky zjarr kanë mbetur gashtë persona të lënduar, ndërsa sipas mediave në Kosovë, në mesin e tyre janë edhe katër anëtarë të një familjeje kosovare, transmeton albinfo.ch.
Një familje nga Kosova, (nëna 29 vjeçe, babai 22, vajza 2 dhe djali 9 vjeç) dhe dy azilkërkues nga Tunisi (18 dhe 31 vjeç) ishin më të rrezikuarit, pasi ishin bllokuar në ndërtesë dhe kishin pësuar alivanosje nga tymi. Ata janë shtrirë në spitali në Chemnitz.
Ndërkaq siç raporton portali gjerman waz-online.de, zjarri ka shpërthyer në katin e parë të ndërtesës dhe ka përfshirë dy dhoma. Ekipet emergjente dhe policia kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kishin arritur të evakuonin përkohësisht 30 banorët e kësaj qendre.
Sipas mediave gjermane, ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.