Fun
“Pasaportat më të fuqishme” në botë?
Pasaporta amerikane dhe britanike është ranguar lart në botë sa i përket udhëtimit të qytetarëve të tyre pa viza, edhe atë në 147 vende.
Sipas indeksit të pasaportave, të cilin e ka përgatitur kompania konsulente financiare “Arton Kepitol”, ato janë renditur në bazë të vendeve në të cilat mund të hyjnë lirisht.
Pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe vijnë Franca, Koreja e Jugut dhe Gjermania, qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në 145 vende pa viza, ndërsa në vendin e tretë figuron Italia dhe Suedia.
Shtetet e mirëranguara në vendet e Ballkanit janë Sllovenia, qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë lirshëm në 135 vende. Bullgaria është e 15-ta, ndërsa Kroacia e 19-ta.
Serbia është pak më mirë se Maqedonia, në vendin e 31-të dhe qytetarët e saj mund të hyjnë në 104 vende. Mali i Zi në vendin e 35-të, Bosnja e 38-ta dhe Shqipëria e 40-ta. Kosova është e 76-a në këtë renditje. Me pasaportën kosovare mund të udhëtohet në 41 vende të botës pa viza.
Pasaportat pak të dëshirueshme në bazë të këtij indeksi janë nga Ishujt Solomone, Sudani, Sao Tome dhe pasaporta palestineze, me të cilën mund të hyjnë vetëm në 28 vende të botës.
Foto:
http://www.passportindex.org/
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












