Integrimi
37 mijë gjermanë nënshkruajnë kundër dëbimit të familjes shqiptare
Shokët e shkollës dhe mësuesit e fëmijëve të familjes Milani kanë nisur një peticion online, të cilin e kanë nënshkruar 37 mijë veta
Familja Milani nga Shkodra jeton në Gjermani (Züpich) prej pak më shumë se një viti. Babai Iliri, nëna Teuta dhe tre fëmijët e tyre duhet të kthehen nga kanë ardhur. Por, ata luftojnë kundër dëbimit dhe, bashkë me ta edhe mijëra qytetarë gjermanë që i mbështesin. Madje shokët e shkollës dhe mësuesit e fëmijëve të familjes Milani kanë nisur edhe një peticion nënshkrimesh online, të cilin tashmë e kanë nënshkruar 37 mijë veta. Peticioni kërkon moskthimin e familjes refugjate e cila është bërë shumë e dashur për ta.
Familja ka ikur nga Shkodra në shkurt të vitit 2014. Teutës i rrjedhin lotët derisa rrëfen atë që i ka ndodhur familjes së saj. Iliri punonte kontrollues shtetëror i ujit dhe i denonconte te shteti ata që nuk e paguanin ujin.
Por, krahas drejtësisë shtetërore, shkruan Express.de, në Shqipëri funksionon edhe “kanuni”, një e drejtë zakonore që mundëson vetëgjyqësinë. Familja ka dyshimet e veta se mbrapa sulmit në shtëpinë e tyre në maj të vitit 2011 kishte qenë dikush nga të denoncuarit për mospagesë të ujit.
Babai Iliri dhe vajza Ledjona ndodheshin në shtëpi, me ç rast patën pësuar djegie, transmeton albinfo.ch. Sulmuesit nuk janë hetuar kurrë. Kur familja u sulmua sërish, edhe pas shpërnguljes në shtëpi të re, me ç`rast iu thyen dritaret, pasoi ikja.
Përmes Italisë dhe Francës, Milanët arritën në Gjermani dhe gjetën strehë në Züpich. Dy vajzat ndjekin këtu gjimnazin, Erindi 8 vjeç që shkon në fillore, ushtron në klubin e futbollit ndërsa prindërit po e mësojnë gjermanishten.
Por, një shkresë e ardhur nga enti për të huaj në Euskirchen kërkon që familja Milani ta lëshojë Gjermaninë, pasi që i është refuzuar kërkesa për azil. Ndërkaq avokati i familjes, Jens Dieckmann ka ushtruar një lutje te komisioni për raste të rënda i landit NRW, me ç`rast ka arritur të sigurojë një qëndrim deri ne fund të prillit. Pastaj do të ketë një vendim të ri.
“Problemi kryesor është që korrupsioni dhe kriminaliteti të njihen si bazë për azil”, ka thënë DIeckmann, i cili shpreson për një përgjigje pozitive. Ai thotë: “Unë, për 20 vute si avokat nuk kam parë asnjëherë një familje të huaj, të integruar aq mirë”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve