Lajme
Protesta përfundon e qetë, qeveria ka 2 javë për “reflektim”
në pjesën përmbyllëse, para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin "Skënderbeu" janë paraqitur me fjalime: Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s
Ka përfunduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente protesta e partive opozitare në Prishtinë. Atë e ka shpallur të përfunduar rreth orës 16 kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
Në marshin protestues i cili është zhvilluar në disa pika sipas skenarit të organizatorëve janë bërë ehe disa aksione simbolike si ngjyrosja me të zezë e ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vënia e një altoparlanti gjigant para selisë së RTK-së , që e karakterizon këtë të fundit si altoparlant të qeverisë dhe thyerja e disa njehësorëve të rrymës para selisë së Keds-it.
Ndërsa në pjesën përmbyllëse, para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin “Skënderbeu” janë paraqitur me fjalime: Visar Ymeri i VV-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s.
Haradinaj në fjalën e tij ka shpallur ulimatumin sipas të cilit qeverisë i jepen dy javë për të reflektuar rreth kërkesave të bëra nga protestuesit.
“I themi jo faturave të fryra të rrymës. Jo korrupsionit dhe krimit ekonomik. I themi jo monopoleve në Kosovë. I themi jo hiseve të pushtetarëve në biznese. Ne i themi po institucioneve të pavarura. I themi po protestës dhe zërit të qytetarit. I themi jo kapjes së mediumeve. I themi jo mediumit që paguhet nga paratë tona dhe i shërben pushtetit, e jo qytetarëve. Do të jemi gjithmonë këtu për t’i thënë jo censurës. I japim afat kohor dy javë institucioneve të vendit që të reflektojnë ndaj këtyre kërkesave”, ka përfunduar Haradinaj, shkruan koha.net
Sipas organizatorëve në protestë kanë marrë pjesë rreth 20 mijë veta ndërsa sipas policisë nuk kanë qenë më shumë se 2500 protestues që u janë përgjegjur thirrjeve të organizatorëve. Kështu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka treguar për kallxo.com se sipas informacioneve të policisë në protestën e opozitës kanë marrë pjesë prej dy mijë deri në dy mijë e pesëqind persona.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra