Muzikë
Kompozitorja Anda Kryeziu merr çmimin e Shtutgartit për kompozim
Ajo merr Çmimin e 69-të të Kompozicionit të Qytetit të Shtutgartit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 shkurt 2025 në Teatrin e Shtutgartit

Kompozitorja shqiptare nga Kosova, e cila jeton dhe krijon në Gjermani, Anda Kryeziu do të marrë Çmimin e 69-të të Kompozicionit të Qytetit të Shtutgartit, për vitin 2024. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 9 shkurt 2025 në Teatrin e Shtutgartit si pjesë e Festivalit ECLAT New Music, transmeton albinfo.ch. Juria ka dhënë tre çmime ekuivalente, secili me vlerë 7,000 euro.
Anda Kryeziu ka përfunduar studimet master për muzikë elektroakustike në Eisler me Prof. Wolfgang Heiniger dhe gjithashtu është asistente artistike në universitet që nga viti 2023.
Anda Kryeziu e ka bindur jurinë me kompozimin e saj “Infuse: Playtime” për ansambël (2021). “Me kompozimin e saj ajo eksploron lojën duke shkëputur identitetin e instrumenteve nga idiomat e tyre. Intimiteti dhe brishtësia e tingujve, duke u përpjekur vazhdimisht të çlirohen, largohen pas një intensiteti të jashtëzakonshëm që nuk rezistohet lehtë”, thuhet veç tjerash në arsyetimin me shkrim të jurisë.
Anda Kryeziu, e lindur në Kosovë në vitin 1993, është kompozitore, interpretuese dhe artiste multimediale, shkruan hfm-berlin.de. Muzika e saj është interpretuar, ndër të tjera, në Bienalen e Mynihut, Neue Musik Rümlingen, Kurset Verore të Darmstadt, Monstra Sonora Valencia dhe November Music.
Opera e saj ,”PERSONA”, e cila u shfaq premierë në vitin 2023 dhe e bazuar në filmin e Ingmar Bergmanit, u krijua në bashkëpunim midis Theatre Basel dhe Gare du Nord, përcjell albinfo.ch. Anda Kryeziu ka marrë bursa dhe çmime, duke përfshirë ato nga Aleanca e Arteve Bashkëkohore Berlin dhe Fondacioni Deutsche Bank Akademie Musik Theatre Today.
Për Çmimin e 69-të të Kompozicionit 2024, 139 pjesëmarrës kanë paraqitur gjithsej 257 punime.
Anëtarë të jurisë ishin Martina Seeber nga Südwestrundfunk, Prof. Martin Schüttler, Universiteti Shtetëror i Muzikës dhe Arteve Performuese në Shtutgart, Prof. Annesley Black, Prof. Markus Hechtle, kompozitor, Samir Odeh‐Tamimi, Dr. Monika Pasiecznik dhe Boglárka Pecze.
Vetë fituesja e çmimit, është shprehur në mediat sociale: “Ndihem me të vërtetë e lumtur dhe e nderuar që kam marrë Çmimin e 69-të të Kompozimit të Shtutgartit për veprën time Infuse:Playtime. Kjo është një pjesë shumë intime, e shkruar në dimrin e errët të vitit 2020, por mbetet një nga veprat e mia më të rëndësishme. Përgëzime të përzemërta për kolegët e mi të mrekullueshëm Sara Glojnarić dhe Thomas Stiegler për marrjen e çmimit së bashku me mua!”.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë