Shqiperia
4 nga 49 emigrantë që erdhën nga Italia në Shqipëri do të kthehen sërish prej nga erdhën

Katër persona mes 49 emigrantëve që mbërritën këtë paradite nga Italia në Shëngjin, do të kthehen sërish prej nga erdhën.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, do të kthehen në Itali tre të mitur dhe një 49-vjeçar me probleme shëndetësore.
Ata mbërritën në Portin e Shëngjinit me anijen “Casiopea”. Ky ishte kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.
Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024, anija luftarake “Libra” solli në Shqipëri dy grupe me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Nga Prishtina në SHBA: Hellocare.ai pushton shëndetësinë amerikane! AdventHealth ka besuar tek hellocare.ai për të sjellë teknologjinë tonë në çdo dhomë të sistemit të...
-
Ilir Hasanaj, një regjisor filmi në relacionin Zvicër – Kosovë
-
Gerlafingen (SO): Vetëvritet kosovari pasi ka plagosur rëndë një grua
-
Pas sulmit në Mannheim: Reagon Konsullata e Kosovës në Shtutgart
-
Kosovari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut
Jeta në Zvicër
-
“Jo ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qytetit” Shoqata për Trafikun dhe Mjedisin ka nisur një peticion “në mënyrë që Këshilli Federal të mos...
-
34,000 nënshkrime për t’i kërkuar Zvicrës të largohet nga OBSH
-
Ka ndihmuar nxënësit të “kopjojnë”: I hiqet leja e punës instruktorit të autoshkollës
-
Nxitje për më shumë banesa në pronësi të shtetit në Gjenevë
-
Zvicër: Rreth 14 miliardë franga për bujqësinë