Lajme
Studim: Konsumimi i tepërt i mishit të kuq rrit rrezikun për demencë
Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan pranë Unviersitetit Harvard në SHBA zbuluan se njerëzit që konsumojnë më shumë produkte të mishit të kuq të përpunuar, si salçice dhe sallam, janë në rrezik më të lartë të diagnostikimit me demencë.
Sipas lajmit të “Science Daily”, përafërsisht 134 mijë pjesëmarrës të moshës mesatare prej 49 vjeç dhe pa diagnozë të demencës, plotësuan një ditar ushqimor çdo 2 dhe 4 vjet, duke renditur ushqimet që kanë ngrënë dhe sa shpesh i kanë konsumuar ato.
Studiuesit i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe, “konsum i ulët”, “konsum i moderuar” dhe “konsum i lartë”, bazuar në sasinë mesatare të mishit të kuq që hanin në ditë.
Si rezultat u zbulua se njerëzit që “konsumojnë sasi të mëdha” të produkteve të përpunuara të mishit të kuq kanë një rrezik 13 për qind më të lartë për t’u diagnostikuar me demencë në vitet e mëvonshme, krahasuar me ata që “konsumojnë sasi të vogla”.
Nga ana tjetër, studiuesit theksuan se konsumimi i një porcioni me arra ose bishtajore në vend të një porcioni të mishit të kuq të përpunuar në ditë ul rrezikun e demencës me 19 për qind, konsumimi i peshkut me 28 për qind dhe konsumimi i mishit të bardhë me 16 për qind.
Gjetjet e studimit janë publikuar në revistën “Akademia Amerikan e Neurologjisë”
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












