Lajme
Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2023/10/586405335_highres-587x392.jpg)
Pas gati 15 muajsh lufte, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës. Marrëveshja, e cila u arrit nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme të Katarit, përfshin gjithashtu lirimin e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Marrëveshja hyn në fuqi më 19 janar, tha kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Al-Thani.
Fillimisht do të lirohen nga Rripi i Gazës 33 pengje izraelite. Sipas marrëveshjes Hamasi do të lirojë së pari të gjitha gratë, të miturit deri në moshën 19 vjeç dhe më pas burrat mbi 50 vjeç, që mbahen robër.
Për çdo peng civil, Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë që mbahen në burgjet izraelite. Për çdo ushtar izraelit që mbahet peng nga Hamasi, do të lirohen 50 të burgosur palestinezë.
E-Diaspora
-
Kosovari punëson ilegalisht gjashtë persona nga Shqipëria dhe Kosova Menaxheri i lokalit, një 30-vjeçar kosovar dyshohet se ka punësuar katër punonjës dhe dy muzikantë pa...
-
Rikujtim, mirënjohje, muzikë dhe art – Kosova shënon Pavarësinë në Bernë
-
Flamuri i Kosovës valvitet në sheshin e Bashkisë Kitchener
-
Stokholm: Atmosferë festive në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Manchester, festohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Kosovari punëson ilegalisht gjashtë persona nga Shqipëria dhe Kosova Menaxheri i lokalit, një 30-vjeçar kosovar dyshohet se ka punësuar katër punonjës dhe dy muzikantë pa...
-
Prindërit zviceranë nuk janë shumë autoritarë
-
“1 në 3 kompani në sektorin e makinerive po mendojnë të largohen nga Zvicra”
-
Rikujtim, mirënjohje, muzikë dhe art – Kosova shënon Pavarësinë në Bernë
-
Numri i kërkesave për azil në Zvicër ka rënë me më shumë se tetë për qind në vitin 2024