Shqipëria
Shqipëria nënshkruan marrëveshje energjetike me Italinë dhe Emiratet

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje rreth 1 miliard euro, në kuadër të Javës së Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike për ndërlidhjen energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëveshja, synon krijimin e një infrastrukture që do të mundësojë transportimin e energjisë së rinovueshme nga Shqipëria drejt Italisë përmes një kablloje nënujore në detin Adriatik, raporton agjencia Reuters.
“Ne besojmë fuqishëm në këtë projekt që përfshinë tri qeveritë e tona, si dhe sektorët tanë privatë dhe shpërndarësit e elektricitetit”, ka deklaruar Meloni gjatë samitit në Abu Dabi.
Është një marrëveshje trepalëshe, e cila synon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe eksportimin e saj në Itali përmes kabllos nënujore. Kjo marrëveshje do të përfshijë shpërndarësin shpërndarësit e energjisë në Itali, Shqipëri si dhe shpërndarësin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë samitit.
Po ashtu ai shtoi se ky lloj infrastrukture do të lidhë portin e Vlorës me rajonin jugor të Italisë, Puglia, pjesa më e afërt në mes vendeve, dhe pritet që projekti të zgjasë më së shumti tri vjet./Reuters
E-Diaspora
-
Mira Murati lanson platformën e saj Murati që ishte larguar nga "OpenAI" në shtatorin e vitit 2024, ka treguar qëllimet e kompanisë...
-
Paris: Festohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Paris
-
Itali: Atmosferë festive në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
5.5 vjet burg dhe 10 vjet dëbim për kosovarin që ka shpërthyer bankomatin
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
8 plazhet më të mira në Shqipëri Të zbukuruar nga ujërat e kristalta dhe të thellë blu, plazhet në Shqipëri rivalizojnë çdo vend...
-
Kritika të ashpra të punëtorëve ndaj Migros Online
-
Përmbledhje nga manifestimet për pavarësinë e Kosovës në Zvicër
-
Mbi një milion zviceranë luftojnë me llogaritjet më të thjeshta
-
Ja sa kushton mesatarisht një apartament me qira në Zvicër