Lajme
Teksa TikTok përballet me kufizime, kompania kineze promovon një aplikacion tjetër
Teksa aplikacioni i njohur i shpërndarjes së videove TikTok po përballet me kërcënime për mbyllje dhe masa kufizuese në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende të Bashkimit Evropian, kompania mëmë ByteDance po promovon një tjetër aplikacion, të quajtur Lemon8.
Ashtu si TikTok, Lemon8 u krijua gjithashtu nga ByteDance. Ai gjithashtu përdor të njëjtin algoritëm si TikTok dhe shpesh quhet si aplikacioni i tij motër.
Lemon8 ka në fokus fotot, ndryshe nga TikTok që fokusohet në video të shkurtra.
Fotografitë shfaqen në faqen kryesore dhe renditen në dy kolona. Një postim në këtë platformë mund të përmbajë një ose më shumë foto.
Lemon8 gjithashtu mbështet postimin e skedarëve video, por ato nuk janë aq të njohura në të për momentin. Arsyeja është se me aplikacionin Lemon8, ByteDance donte të konkurronte me shërbime si Instagram dhe Pinterest.
Megjithatë, ajo që shumë përdorues amerikanë që janë vërshuar në Lemon8 kohët e fundit nuk e kuptojnë është se ndalimi i mundshëm i TikTok, ose ligji për mbrojtjen nga ndikimi i huaj përmes aplikacioneve, do të zbatohej edhe për Lemon8.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik