Bota
Presidenti i KE-së: Duhet ta forcojmë unitetin për të siguruar paqe në Evropë
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë fjalimit të tij në hapjen zyrtare të Presidencës polake, ka thënë se prioritet i Presidencës është siguria e Bashkimit Evropian.
“Motoja e Presidencës polake është: Siguri, Evropë! Unioni ynë lindi si projekt i paqes pas Luftës së Dytë Botërore dhe ne duhet të forcojmë, edhe një herë, sigurinë tonë për të siguruar paqen në Evropë”, është shprehur ai.
Tutje, Costa ka potencuar se vizioni i përbashkët për Evropën ka qenë i bazuar në të njëjtat vlera, të njëjtat parime, të njëjtin qëllim strategjik: për të forcuar unitetin e vendeve anëtare, efektivitetin e institucioneve europiane, prosperitetin e qytetarëve europianë.
Mes tjerash, ai e ka lavdëruar rrugën e Polonisë për bashkimin me BE-në 20 vjet më parë, duke e përshkruar atë si “gurthemel i mbrojtjes europiane me një ekonomi inovative dhe në lulëzim”.
“Polonia është padyshim një nga historitë më të mëdha të suksesit të zgjerimit, investimi më i mirë gjeostrategjik që Evropa ka bërë për të garantuar lirinë dhe demokracinë pas periudhave të gjata totalitarizmi. Nuk kam asnjë dyshim se presidenca polake e Këshillit të Bashkimit Evropian do të vërtetojë edhe një herë se patriotizmi dhe integrimi europian janë të ndërlidhura. Që presidencat e radhës ruajnë rolin e shteteve anëtare si forca lëvizëse të agjendës strategjike të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.
Sipas Costës, Polonia është një burim qëndrueshmërie në një kohë “kur autoritarizmi dhe populizmi kërcënojnë vlerat”.
Tutje, presidenti i KE-së ka theksuar se Ukraina duhet të mbetet prioriteti kryesor i BE-së.
“Këtë vit ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën – aq sa është e nevojshme, për aq kohë sa duhet, për të fituar një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme. E drejta ndërkombëtare duhet të mbizotërojë, për lirinë e popullit ukrainas dhe për sigurinë tonë të përbashkët.
“Për këtë, ne duhet të vazhdojmë ta shohim mbrojtjen si një prioritet strategjik për Bashkimin Europian. Duke u bërë më i fortë, më efikas, më elastik dhe po, më autonom. Duke investuar më shumë dhe më mirë së bashku, me kreativitet dhe pragmatizëm për të gjetur zgjidhje të reja. Gjithmonë duke punuar për një partneritet dhe bashkëpunim të fortë transatlantik me NATO-n”, ka deklaruar Costa.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind