Kosova
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë në “Yellow Cup”
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten mbrëma ndeshjen e parë në turneun ndërkombëtar “Yellow Cup”.
Në Winterthur të Zvicrës, Kombëtarja u përball me Holandën dhe pësoi me rezultat 36:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:9 për holandezët, që po përgatiten për paraqitje në Kampionat Botëror.
Vetëm në momente të përzgjedhurit e Bujar Qerimit kanë shfaqur nivelin që kanë, ndërsa në përgjithësi lojtarët e Holandës ishin më të motivuar.
Selektori Qerimi ka provuar thuajse të gjithë lojtarët, ndërsa kjo ndeshje do të shërbejë për vazhdimin e kualifikimeve për Euro 2026.
Kosova e Holanda barazuan 33:33 më 10 nëntor në Prishtinë, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Evropianin e ardhshëm.
Të shtunën Kosova luan ndaj Zvicrës, nga ora 19:00. Ndërkohë të dielën Kosova luan me Italinë, nga ora 14:30. Edhe Zvicra e Italia po përgatiten për Botëror.
Ky është edicioni i 51-të i turneut “Yellow Cup”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










