Kosova
Lirohet Hasan Dakaj pas një viti që mbahej në burg në Serbi
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, të premten është liruar nga burgu që mbahej në Serbi.
Dakaj ishte arrestuar nga autoritetet serbe në janar të vitit të kaluar teksa po kalonte pikën kufitare në Merdar së bashku me vëllain, pesë ditë pas liberalizimit të vizave.
Vëllai i tij, Gzim Dakaj konfirmoi se rreth orës 17:00 e morën Hasanin nga pika kufitare në Merdar.
“Për momentin jemi t’u shku prej Merdares në drejtim të Prishtinës e më pas në shtëpi në Prizren. Gjendja e tij… mirë po duket. Avokati na ka lajmëruar se Hasani është liruar nga të gjitha akuzat. Avokati e ka pru deri në Merdar”, ka thënë Gzimi.
Nën akuza për krime lufte aktualisht në burg në Serbi po mbahet Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa./KOHA
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?