Lajme
Punëdhënësit zviceranë hezitojnë të rrisin pagat
Shumica e punëdhënësve zviceranë hezitojnë t’u japin punonjësve të tyre një rritje pagash spontanisht, sipas një sondazhi nga firma e rekrutimit Robert Walters.
Vetëm 34% e punonjësve morën një rritje pa pasur nevojë të kërkonin një të tillë në 2024.
Një e treta e punonjësve nuk kërkuan asgjë, dhe për këtë arsye nuk morën asgjë, ndërsa 14% u refuzuan kërkesën për rritje të pagës, thotë firma e rekrutimit në një njoftim për shtyp. Dhe 11% duhej të ndryshonin punëdhënësin për të marrë një pagë më të mirë, transmeton albinfo.ch.
Stagnimi i të ardhurave ka ndikim në kënaqësinë e punonjësve. Vetëm 4% e të anketuarve thanë se ishin “shumë të kënaqur” me pagën e tyre aktuale, ndërsa 36% ishin “të pakënaqur” me pagën e tyre, të gjykuar si nën pritshmëritë e tyre, shkruan swissinfo.
Pothuajse gjysma e punonjësve të anketuar planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës nëse nuk marrin një rritje page deri në vitin 2025. Dhe pothuajse tre të katërtat e tyre presin të marrin një rritje rrogë këtë vit.
Sa i përket punëdhënësve, 51% mendojnë se punonjësit e tyre janë të kënaqur me pagën e tyre, ndërsa 30% janë të bindur për të kundërtën. Rreth 74% thonë se do t’u japin punonjësve të tyre një rritje në vitin 2025.
Robert Walters kontaktoi 16,750 njerëz me bazë në Zvicër për të kryer anketën e tij.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?