Lajme
Çfarë pritet të ndodhë në politikën e brendshme gjermane gjatë vitit 2025?
Lufta kundër ardhjes ilegale të migrantëve, mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm – këto janë vetëm disa nga detyrat me të cilat qeveria e re federale e Gjermanisë do të përballet në politikën e brendshme në vitin 2025, pavarësisht se kush e drejton qeverinë pas zgjedhjeve të reja në shkurt.
Megjithatë, po të pyesësh politikanët në Bundestag, të cilët kanë qenë në krye të politikës vitet e fundit, të gjitha këto sfida janë nën hijen e krizës së thellë ekonomike.
Kompanitë e mëdha industriale si Volkswagen (VW) po shpallin shkurtimin e dhjetëra mijëra vendeve të punës, njerëzit janë të shqetësuar për punët e tyre dhe vuajtjet nën barrën e inflacionit të lartë.
Çmimet e larta të energjisë dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar
Marko Vanderwitz (CDU) ishte përfaqësuesi i qeverisë federale për landet e Gjermanisë Lindore deri në vitin 2021, një politikan nga Saksonia që thotë për DW: “Problemi më i madh që kemi në vendin tonë është se ekonomia po lëkundet. E kjo me të vërtetë godet në zemër të qëndrueshmërisë së ardhshme. Problemi i madh është se po humbasim besimin në politikën e atyre që krijojnë ekonominë”.
Arsyeja: çmimet shumë të larta të energjisë, niveli i lartë i pagave gjermane, infrastruktura e rrënuar, konkurrenca e madhe nga Kina. Por edhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracia në rritje.
Sipas Omid Nuripur, ish-lideri i partisë së të Gjelbërve, kjo pikë e fundit mbi të gjitha tregon dështimet e digjitalizimit”.
Përveç kësaj, ka sulme nga jashtë, shpesh nga Rusia, ndaj infrastrukturës, siç janë rrjetet e energjisë.
“Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e infrastrukturës kritike. Ne jemi shumë të cenueshëm në këtë fushë. E ka shumë aktorë që sulmojnë infrastrukturën kritike”, ka thënë Nuripur.
Kjo është arsyeja pse ulja e burokracisë dhe forcimi i policisë dhe shërbimeve sekrete janë detyra të rëndësishme për vitin e ardhshëm.
Qëndrimet ndaj migrantëve
Dy çështje të tjera do të jenë edhe më sfiduese për qeverinë e ardhshme: çështjet e pazgjidhura që lidhen me migrantët dhe ekstremizmi i djathtë në rritje.
Kur bëhet fjalë për migracionin, kohët e fundit ka rënë numri i kërkesave të azilit si dhe numri i migrantëve ilegalë.
Por Frontexi thotë se rreth 166.000 njerëz u përpoqën të hynin ilegalisht në Bashkimin Evropian(BE) në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Gjermania ka rifutur kontrollet në të gjithë kufijtë me fqinjët e saj. CDU ka një shans të mirë të fitojë zgjedhjet e 23 shkurtit ndaj është me rëndësi politika e kësaj partie.
Problemet e bashkive
Shumë komuna njoftojnë se e kanë arritur kufirin e tyre për sa i përket pranimit dhe kujdesit për refugjatët.
Komunat aktualisht po përballen me një detyrë të madhe që vështirë se mund ta përballojnë. Ato kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë federale, thonë përfaqësuesit e komunave.
Marko Vanderwicz, i cili nuk kandidon sërish për Bundestag, e sheh ndryshe.
Ai beson se numri i migrantëve mund të kontrollohet, por edhe ai e di se sa e ndjeshme është kjo çështje.
“Nga njëra anë, shifrat janë në rënie. Por nga ana tjetër, mendoj se çështja po stërzmadhohet. Unë njoh politikanë që thonë se situata nuk është e keqe si në vitet 2014 ose 2015”, thotë ai në një intervistë për DW.
Omid Nuripur thekson se shifrat mund të rriten sërish në vitet e ardhshme.
“Ne e dimë se situata në Ukrainë mund të çojë në më shumë refugjatë dhe shohim se një ose dy konflikte në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen edhe më shumë”.
Ndërkohë për shkak të rrezikut nga ekstremistët politikë, partitë CDU, CSU, SPD, të Gjelbërve dhe FDP kanë miratuar reformën kushtetuese për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese.
Reforma parashikon që ndryshimet e ardhshme në strukturën e gjykatës do të kërkojnë një ndryshim në Kushtetutën gjermane, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?