Lajme
BE pritet ta finalizojë në mars planin për emigrantët
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra kthimi” për emigrantët e paligjshëm, ka thënë të enjten kryeministri suedez, Ulf Kristersson.
Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi në Vjenë me kancelarin austriak Karl Nehammer, gjithashtu konservator, prandaj dy burrat kanë bërë thirrje që Bashkimi Evropian t’i rrisë përpjekjet për të luftuar migrimin e paligjshëm.
Rritja e mbështetjes për partitë e ekstremit të djathtë në Evropë, ka rezultuar me çuarje përpara të migrimit nëpër agjenda politike.
Liderët e BE-së kanë thënë në tetor se janë duke analizuar një skemë, sipas së cilës, migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në bllokun evropian, të dërgohen nëpër disa qendra që konsiderohen të sigurta jashtë territorit të BE-së, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Kristersson ka thënë se e ka diskutuar skemën me Komisionarin e BE-së për Migrim, Magnus Brunner, i cili e ka siguruar që propozimi do të finalizohet në këtë pranverë.
“Ekziston një lloj momenti tani”, ka thënë Kristersson.
Nehammer e ka përgëzuar Kristerssonin që po e mban çështjen e migrimit lart në agjendën e BE-së, dhe që aktualisht janë 18 shtete brenda Zonës për lëvizje të lirë, Schengen, përfshirë Zvicrën dhe Norvegjinë, që kanë interes të përbashkët në luftimin e valës së migrimit.
Kancelari austriak ka thënë se qeveritë që kanë shprehur shqetësim kanë arritur “të ndryshojnë plotësisht” diskutimin rreth migrimit, në mënyrë që shtetet pa kufij të jashtëm të BE-së, sikurse Austria, të jenë më të përfshira në diskutimet për këtë temë.
“Vetëm kur e kuptojmë që problemi duhet zgjidhur bashkë, atëherë e kemi mundësinë që të shënojmë përparim”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?