Lajme
Pas sulmit në Cetinje, kryeministri i Malit të Zi propozon ndalimin e armëve në mbarë vendin
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq ka thënë se autoritetet malazeze do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për të parandaluar incidente të mëtejshme të lidhura me armët, duke përfshirë ndalimin e armëve në mbarë vendin, pasi një burrë që thuhet se kishte sulmuar me armë zjarri në qytetin e Cetinjes të mërkurën vrau të paktën 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë.
“Në mbledhjen (e ardhshme) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ne do të shqyrtojmë urgjentisht të gjitha opsionet, duke përfshirë një ndalim të plotë të posedimit të armëve. Armët nuk mund të jenë në rrugë dhe në duart e atyre që mund të lëndojnë të tjerët. Unë do t’i kërkoj krerëve tanë të sigurisë që nesër të ofrojnë zgjidhje konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë”, citohet të ketë thënë ai, shkruan Euronews.
Policia e identifikoi vrasësin si 45-vjeçarin Aco Martinoviq ndërsa ka njoftuar se ai qëlloi dhe vrau pronarin e lokalit, gruan dhe fëmijët e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij pasi u largua nga lokali, transmeton albinfo.ch.
I dyshuari kreu vetëvrasje pasi policia e gjurmoi dhe e rrethoi, tha prokurori publik i vendit.
Autoritetet thonë se Martinoviq ishte në bar gjatë gjithë ditës me të ftuar të tjerë kur shpërtheu përleshja.
Komisioneri i policisë Lazar Shqepanoviq theksoi se sulmuesi shkoi në shtëpi dhe u kthye në lokal me armë, duke hapur zjarr rreth orës 17:30. Ai vrau katër persona në lokal para se të dilte jashtë dhe më pas vazhdoi të qëllonte në tre lokacione të tjera.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?