Lajme
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve
36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe në fytyrë dhe në pjesën tjetër të trupit
Disa persona janë lënduar nga fishekzjarrët në Zvicër natën e ndërrimit të viteve.
Kështu, në Rorschacherberg (St. Gallen), një burrë ka humbur parakrahun e majtë, si pasojë e shpërthimit të fishekzjarrëve, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe në fytyrë dhe në pjesën tjetër të trupit.
I dëmtuari u desh të dërgohej në spital nga shërbimet e urgjencës, me lëndime të rënda.
Aksidenti ka ndodhur pak para orës 12:40 në Rorschacherberg SG, siç njoftoi policia kantonale e St. Gallenit, në ditën e parë të Vitit të Ri.
Ndërkq në Wattwil (SG), njerëz të panjohur kanë shpërthyer fishekzjarre në turmë gjatë një feste në Markthalle. Tetë persona kanë pësuar plagë, shkruan sda.ch.
Në Saas-Fee/VS, katër persona janë plagosur pasi një fishekzjarre ka shpërthyer në një turmë njerëzish. Një vajzë ka pësuar djegie të rënda. Një 18-vjeçar është arrestuar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ka njoftuar policia.
Sipas policisë kantonale të Valisit, kjo e fundit, një vajzë 14 vjeçare, me shtetësi të huaj, është dërguar në spitalin CHUV në Lozanë me djegie të rënda.
Në Hohenrain të Lucernit, një adoleshent u plagos rëndë në një aksident me fishekzjarrë. 15-vjeçari donte të ndezte një raketë të disponueshme në treg, përcjell albinfo.ch. Për arsye ende të paqarta, raketa ka shpërthyer në tokë.
Adoleshenti ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spital me helikopter të shpëtimit. Po vijojnë hetimet për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë