Kosova
Kurti në adresimin e fundit për 2024, përmend sukseset dhe sfidat
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në adresimin e fundit për vitin 2024 ka përmendur si një prej sukseseve të mëdha procesin e liberalizimit të vizave.
“Është vit të cilin e kemi filluar mbarë. Që nga 1 janari i këtij viti, kemi nisur ta shijojmë lirinë që e meritojmë – liberalizimin e vizave. Afërsia që kemi me vendet e Evropës Perëndimore ka ekzistuar gjithmonë, por tani është bërë konkrete dhe funksionale. Ne si qeveri, po punojmë që kjo afërsi të përkthehet edhe në të drejta të tjera të prekshme. Distanca jonë nuk është shkurtuar vetëm me Evropën, por edhe me botën. Pasaporta jonë është më e fuqishme se kurrë më parë. Heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia – janë arritje të mëdha”, theksoi Kurti.
Kosova sipas tij, po ashtu mori vlerësim kreditor për herë të parë nga agjencia e njohur amerikane Fitch Ratings, që cilëson si stabile perspektivën financiare të vendit dhe shërben si vulë e fuqishme për investitorët e huaj.
Mes tjerash, Kurti tha se këtë vit, ka filluar regjistrimi dhe pagesa e energjisë elektrike në katër komunat në veri, për herë të parë pas më shumë se dy dekadash. Gjithashtu, siç u shpreh ai, ka përfunduar me sukses procesi i konvertimit të patentë-shoferëve nga të paligjshme në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.
“Shumë prej strukturave ilegale tashmë janë mbyllur, sepse janë të jashtëligjshme. Sheshet në veri nuk janë më vende frike, ku banorët vrojtohen e shantazhohen për çdo lëvizje të tyre, por janë bërë hapësira që bashkohen me gjithë Kosovën – një sferë publike dinamike e një vendi në zhvillim të vrullshëm”, tha kryeministri i Kosovës.
Ndërsa mes sfidave ai përmendi sulmin ndaj shtetit.
“E edhe këtë vit kemi treguar bashkërendim të brendshëm që na ka mundësuar t’i tejkalojmë sulmet. Këto sulme na kujtojnë dy të vërteta: se ka individë dhe grupe me qëllime keqdashëse ndaj nesh, porse vendosmëria jonë gjithmonë e tejkalon dashakeqësinë e grupeve kriminale dhe shteteve që i përkrahin ato. Hapat që i kemi marrë, nga forcimi e shtimi i ushtrisë, e deri te kontrata për Fabrikën e Municioneve, janë veprime të rëndësishme për të ardhmen tonë e të sigurisë tonë, e cila është në një trajektore të fuqizimit”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?