Kosova
Amazon e njeh Kosovën, e përfshin në platformat e saj
Kosova ka fituar njohje zyrtare nga Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e Amazon. Me përfshirjen e saj në te gjitha platformat e Amazon, Kosova shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit.
Në njoftimin e përbashkët nga Zyra e Presidencës dhe Oda Ekonomike Amerikane, kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor 2024, ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe përfaqësuesve të gjigantit teknologjik Amazon në Washington D.C. në SHBA.
Këto diskutime u tha se janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje të rëndësishme nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
“Prania në platformat Amazon u mundëson individëve dhe bizneseve kosovare të zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe të prezantojnë produktet vendore para një audiencë globale ne amazon.com, duke nxitur rritjen ekonomike dhe inovacionin. Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët tani mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë si dhe përdorimin e shërbimeve si Amazon Web Services (AWS), Amazon Alexa, etj. Ky përparim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se presidentja, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, po zhvillon takime të vazhdueshme edhe me platforma të tjera të rëndësishme digjitale, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e sektorit të biznesit në vend dhe ekosistemit digjital në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?