Kosova
Presidentja Vjosa Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për vitin e ri 2025.
“Akrepat po lëvizin me shpejtësi drejt mesnatës, e teksa jemi në prag të një viti të ri, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Ditë si kjo, janë ditë të veçanta. Na bëjnë të shikojmë prapa në udhëtimin e vitit që po e lëmë pas, duke shpresuar fort që kemi bërë më të mirën dhe duke uruar që në vitin që pason të veprojmë e të punojmë gjithnjë e më mirë”, ka uruar Osmani.
Tutje ka shtuar se viti 2024 ka sjell sfida edhe në aspektin e sigurisë.
“Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë. Por, ne kemi qëndruar të vendosur, krah për krah, duke i kapërcyer pengesat me vendosmëri të palëkundur. Këto sfida na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur shtetin, sovranitetin e shtetit tonë dhe paqen tonë për brezat e ardhshëm. E pavarësisht situatave jo të lehta, ne dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv”, thotë presidentja.
Tutje Osmani ka përmendur arritjet e artistëve, sportistëve në arenën ndërkombëtare.
“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe së bashku, çdo ditë do të vazhdojmë angazhimin për ta bërë atë një vend të mundësive edhe më të mëdha, dinjitetit dhe krenarisë”, ka përfunduar Osmani.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati Të premten në mëngjes, policia kantonale e Appenzell Ausserrhoden ndaloi shtatë automjete me borë në çati...
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?
-
Zvicër: A do të bëhet diçka më e lirë në 2025?