Kosova
A e përkrah Gjermania zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes me Serbinë, flet ambasadori Jorn Rhode
Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës ka komentuar zhvillimet kryesore që kanë shënuar vitin 2024.
Në një intervistë ekskluzive për Radio Dukagjinin, Jorn Rhode ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e për jetën në përgjithësi në Kosovë.
Ambasadori flet për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes nga ana e Kosovës, duke marrë shembull vendimin për liri të lëvizjes për banorët e Bosnjë e Hercegovinës.
“Unë mendoj që asnjëherë nuk është gabim që të bëhen gjëra të mira, të cilat i japin një dinamikë të caktuar një procesi. Këtu dua të theksoj që p.sh. Kosova ka pasur 8 vjet kohë për të zbatuar një obligim, të cilin e ka marrë përsipër sa u përket tokave të Manastirit të Deçanit. Pastaj, janë bërë tashmë më shumë se 8 vjet që kur Kosova ka marrë përsipër themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të bërë një hap të tillë në drejtim që kjo të arrihet”, ka thënë Rohde.
“Unë mendoj që përmes gjërave të mira për t’i dhënë një dinamikë një procesi të caktuar, nëse njëra palë e bënë hapin e parë, ajo e parashtron si kusht që pala tjetër të vihet në veprim dhe të veproj nga ana e saj. Por këtu mungon ende vullneti i mirë nga të dyja palët. Vendnumërimi nuk është opsion dhe dua të theksoj që Gjermania dhe Evropa e do Kosovën të integruar në Bashkimin Evropian, për ne është me rëndësi që Kosova të bëhet edhe anëtare e NATO-s dhe të bëhet edhe anëtare e Këshillit të Evropës, por për këtë edhe Kosova duhet të bëjë hapa. Që këta hapa mund të jenë edhe të njëanshëm, kjo nuk duhet patjetër të jetë gjë e keqe”, ka thënë ai.
Tutje ambasadori gjerman është shprehur se Kosova, përkatësisht kryeministri Kurti kishte dhënë një shembull të mirë me hapin e njëanshëm për lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Bosnjë e Hercegovina në Kosovë.
“Më duhet ta përmend një shembull të asaj që thashë deri më tani. Kryeministri i Kosovës para disa javësh njoftoi që ka ndërmarrë një hap të njëanshëm kur bëhet fjalë për implementimin e një procesi, përkitazi me marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Bosnjës, pra ka njoftuar që nga një janari qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm nga Bosnja në Kosovës, por që të njëjtën nuk mund ta bëjnë qytetarët e Kosovës, për shkak të kundërshtimit të Dodikut atje. Megjithatë kjo ka qenë një lëvizje e mirë, sepse me këtë kryeministri ka treguar kush i bënë gjërat në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.
Ambsadori Rhode, i cili ka vendosur që festat e fundvitit, bashkë me familjen e tij, t’i presë në Kosovës, thotë se siguria është në nivel, por e brishtë në veri.
Gjithçka, sipas tij, duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa do të rritet sigurimi shëndetësor, buka dhe kafja në Zvicër Në Zvicër, çmimi i një filxhani kafeje në kafene dhe restorante është rritur për të pestin...
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?