Lajme
Aeroplani holandez del nga pista në Norvegji, 176 pasagjerë shpëtojnë pa lëndime
Një aeroplan pasagjerësh që fluturonte nga Norvegjia në Holandë doli nga pista gjatë një ulje emergjente, incidenti i tretë i tillë në 24 orë, pas një në Korenë e Jugut ku 179 persona “supozohet” të vdekur.
“Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, doli nga ana e djathtë e pistës 18, pasi u ul në aeroportin Oslo Torp Sandefjord. Fluturimi u devijua atje menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Oslos (OSL)”, sipas një deklarate të lëshuar nga Royal Dutch.
Pilotët zgjodhën të devijojnë aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, 110 kilometra nga Oslo, për një ulje emergjente.
Megjithëse aeroplani u ul i sigurt, ai rrëshqiti nga pista dhe u ndal në një zonë me bar, ngjitur me pistën, duke u raportuar se ishte një problem në sistemin hidraulik si shkak i incidentit.
Brenda aeroplanit gjendeshin 176 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord që nuk pësuan lëndime, ndërsa një hetim ka nisur për incidentin.
Më herët, një fluturim i Air Canada u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të Halifax, pasi kishte gjithashtu një defekt në pajisjen e uljes.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën