Maqedonia
Maqedoni: Policia shkatërron rrjetin që kontrabandonte makina luksoze nga BE
Policia shkatërroi grupin e organizuar kriminal që kontrabandonte makina luksoze.
Sipas MPB-së, bëhet fjale për një grup kriminal që bënte kontrabandë dhe falsifikonte automjete të shtrenjta që vidheshin në shtete të ndryshme të BE-së dhe më pas silleshin dhe shiteshin në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.
Sipas prokurorisë në mesin e të dyshuarve janë dy zyrtarë – të punësuar në shërbimet administrative për regjistrimin e automjeteve si dhe një shtetas grek.
“Personat gjatë vitit 2021 dhe 2022, me dokumente të falsifikuara dhe numra të modifikuar të shasisë, kanë futur në vend automjete që ishin objekt i kërkimit ndërkombëtar, si dhe automjete për të cilat në mënyra të tjera i kanë shmangur kontrollet doganore. Automjetet i kanë regjistruar këtu dhe një pjesë të tyre i kanë shitur mes vete disa herë për të fshehur kontrabandën, pas së cilës i kanë shitur te përdoruesit përfundimtarë”, thonw nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.
Policia zbardhi se bastisje janë kryer te 10 persona në qytete të ndryshme të vendit.
“Janë kryer 10 bastisje tek 10 persona në disa lokacione në Shkup, Negotinë, Dojran dhe Manastir. Nga kontrollet janë gjetur dokumente të ndryshme, rreth 25 gramë kokainë, laptopë, telefona dhe sende të tjera që lidhen me krimet”, tha Goce Andreevski – Zëdhënës i Ministrisë së Punëve te Brendshme.
Prokuroria njoftoi se do të nisë procedurë kundër gjithsej 10 personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë marrë pjesë në veprime të kontrabandës, falsifikimit të dokumenteve, si dhe fshehjes së mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor.
Ndërkaq procedura ndaj shtetasit grek do të zhvillohet në Greqi.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën