Lajme
Sulm kibernetik ndaj aeroporteve të Milanos nga një grup pro-rus
Hakerët shënjestruan sot rreth dhjetë faqe zyrtare në Itali, duke përfshirë faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme dhe dy aeroportet e Milanos, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit përkohësisht, tha agjencia e sigurisë kibernetike e vendit, sipas “Reuters”.
Grupi pro-rus i hakerëve Noname057(16) mori përsipër sulmin kibernetik në Telegram, duke thënë se rusofobët e Italisë po marrin një përgjigje të merituar kibernetike.
Një zëdhënës i agjencisë së sigurisë kibernetike të Italisë tha se ishte e besueshme që sulmi i ashtuquajtur “Mohimi i Shërbimit i Shpërndarë” (DDoS) mund të lidhej me grupin pro-rus.
Zëdhënësi tha se agjencia kishte ofruar ndihmë të shpejtë për institucionet dhe kompanitë e shënjestruara dhe se ndikimi i sulmit ishte “zbutur” në më pak se dy orë.
“Sulmi kibernetik nuk ka shkaktuar asnjë ndërprerje në fluturimet në aeroportet Linate dhe Malpensa të Milanos”, tha një zëdhënës i SEA, kompania që i menaxhon ato.
“Ndërsa faqet e internetit ishin të paarritshme, aplikacionet celulare të aeroporteve vazhduan të funksionojnë”, shtoi zëdhënësi i SEA.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën