Kosova
Arrin në Kosovë aeroplani që të shtunën bëri ulje emergjente në Beograd
Gjatë ditës së djeshme, fluturimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtarë në bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterojë në aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në orën 16:27.
Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë udhëtarët e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në orën 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës.
“Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucionet e tjera shtetërore të Kosovës, bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim. Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellë në Prishtinë paraditën e sotme, në orën 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në njoftimin e aviacionit.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën