Kosova
Aeroplani i linjës Hamburg – Prishtinë ateroi të shtunën në Beograd për shkaqe teknike
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se fluturimi i së shtunës i linjës Hamburg – Prishtinë, për shkaqe teknike, është detyruar të aterojë në Beograd.
“Fluturimi i planifikuar nga Hamburg – Gjermani për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur nga Hamburg në ora 14:30, me 155 udhëtarë në bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd”, ka shkruar ministri Aliu.
Ai shtoi se operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtarët e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në orën 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës.
“Autoritetet shtetërore të Kosovës, në kordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim”, ka vazhduar më tej i pari i MMPHI-së.
Ai ka shtuar se fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave të aplikuara në raste të tilla.
“Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatori Eurowings ditët në vijim”, ka përfunduar Aliu njoftimin e tij.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën