Kuriozitete
Shqipëria, mes 5 vendeve më spektakulare për t’u vizituar më 2025
Plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kaltër dhe temperatura tropikale, nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të pushimeve në botë, shkruan Ellie Hutchings në një artikull të botuar në gazetën britanike “Metro”. Por, thekson ajo, destinacionet të tilla parajse kushtojnë.
Ndaj gazeta “Metro” u rekomandon lexuesve të saj destinacionet më të mira, të ngjashme me Maldivet, perfekte për turistët që kërkojnë çmime të përballueshme e që nuk bëjnë kompromis me bukurinë.
Nga brigjet evropiane te ishujt e largët, këto arratisje ofrojnë pamje spektakulare me kosto më të ulëta se Maldivet. Një prej këtyre destinaconeve është edhe Shqipëria, që sipas kësaj gazete është quajtur “Maldivet e Evropës”, falë plazheve me rërë të bardhë dhe ujërave pastra kristal përgjatë Rivierës së saj.
Vendi i vogël mesdhetar po zbulohet nga një numër në rritje turistësh që po vërshojnë në rajon. Akomodimi luksoz është i disponueshëm me një kosto të përballueshme, krahasuar me vendpushimet e njohura evropiane. Apartamentet buzë plazhit mund të merren me qira për më pak se 20 paund nata, ndërsa një vakt i plotë me pije kushton rreth 15 paund.
Fluturimet për në Shqipëri janë gjithashtu jashtëzakonisht të përballueshme. E zbuluar përmes videove në TikTok me ujërat e kristalta dhe rërën e bardhë të ndritshme, Shqipëria ofron një shije të stilit të jetesës së Maldiveve, një klimë mesdhetare me temperatura maksimale prej 30 gradë Celcius gjatë muajve të verës.
Riviera Shqiptare është gjithashtu shtëpia e produkteve të shkëlqyera të detit dhe e shumë siteve kulturore, si vendbanimi historik i Linit, që thuhet se është fshati më i vjetër i banuar i Evropës dhe Gjirokastra, një qytet i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Për të shijuar perëndimin e bukur të diellit mbi detin Jon, vizitoni Kalanë e Lëkurësit pranë Sarandës, ku mund të zbuloni pamjen e bukur të qytetit.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026