Futboll
Xhaka i kënaqur me formën te Leverkuseni
Gazeta e madhe gjermane, Kicker, në një shkrim për mesfushorin e kampionit në fuqi të Gjermanisë, Granit Xhakën e ka përshkruar si model për të gjithë bashkë lojtarët te Bayer Leverkuseni.
Sipas “Kicker”, Xhaka prejse i është bashkuar Leverkusenit në verën e vitit 2023, ishte lider i qendrës së fushës. Në fillim të edicionit aktual nuk shfaqi nivelin që priste, por ka gjetur formën më të mirë në javët e fundit.
Ndër të tjera kjo ndodhi pasi loja e Leverkusenit nuk kishte formë të qartë. Dhe kjo ndikoi që Xhaka të ketë përgjegjësi më të mëdha për të mbushur boshllëqe të shumta në fushën e lojës.
Sipas mediumt gjerman, Xhaka nuk shfaq më të mirën e tij kur loja në përgjithësi është kaotike. Ai shkëlqen kur luhet me strategji, kur loja nuk del jashtë kontrollit dhe lojtarët u përmbahen pozitave të tyre dhe detyrave të caktuara.
Shumë gjëra po funksionojnë tashmë te Bayer Leverkuseni, që i ka tetë fitore rresht.
“Jam i lumtur që gjërat po shkojnë sërish mirë”, ka thënë Xhaka.
Në fillim të edicionit euforia ishte e madhe te Leverkuseni. Suksesi i edicionit të kaluar e bëri të veten.
“Ndoshta ishte edhe çështje koke. Ishte një vit i mirë për mua, një Kampionat Evropian i mirë me Zvicrën. Nuk është se nuk kam dashur, por ndoshta nuk kam mundur të shkojë në limite, të jap 100 për qind nga vetja”, ka shtuar 32-vjeçari.
Ai është i kënaqur me formën që po e kalon momentalisht.
“Mund të shihet sërish Graniti i edicionit të kaluar. Jam i lumtur që mund të ndihmojë ekipin çdo ditë”, thotë mesfushori që ka synime të mëdha për vitin 2025, por që nuk dëshiron të japë premtime të mëdha.
“Nuk flasim për tituj, nuk e kemi bërë këtë as vitin e kaluar”, thotë lideri i mesfushës së Leverkusenit.
Sipas Xhakës, “Bayeri fitoi titullin e kampionit pasi lojtarët mbetën fuqishëm në tokë, kanë punuar dhe kanë rritur ritmin çdo të tretën ditë”.
Xhaka thotë se në ekip e dinë që ishte një vit shumë i mirë.
“E dimë që jemi paraqitur mirë në Champions, në garën për kupë dhe në kampionat”.
Fillimi i vështirë tashmë duket shumë larg.
Bayer Leverkuseni është në garë për titull në Bundesligë, në garë për Kupë, ku e eliminoi Bayernin dhe lart në tabelë në Champions.
Por shumë punë duhet për të mbajtur nivelin aktual në kohë më të gjatë. Bayeri dëshiron të paraqitet edhe më mirë në vitin 2025, pranon Xhaka. Natyrisht, me kosovarin si lider të mesfushës./Kicker
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025 Pavarësisht nëse udhëtoni drejt, nga ose brenda Zvicrës, rregullat dhe ndryshimet e reja do të jenë...
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit