Lajme

Viti 2025 shpallet i shenjtë nga Papa Françesku

Sot, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në kishat e tjera të Romës.

Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300, i quajtur ndryshe si viti jubilar. Në 1300-tën, në Romë u shfaqën shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në kohën Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit.

Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t’u mbrojtur kundër akuzave për herezi. Ai përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet. “Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol”, thotë historiani i kishës Ernesti.

Viti i fundit i shenjtë ka qenë në 2016. Viti jubilar i radhës pritet të jetë në 2033, në 1700 vjetorin e vdekjes së Jezusit në kryq.