Maqedonia

Maqedoni: Nga 1 janari nuk janë të vlefshëm patentëshoferët me emrin e vjetër të shtetit

Nga një janari, patentat e shoferëve me emrin e vjetër të shtetit nuk do të jenë më të vlefshme. Kanë ngelur vetëm edhe një javë deri në afatin e caktuar po ashtu edhe për tabelat e veturave që të zëvendësohen.

“Afati i caktuar për zëvendësimin e lejeve të vozitjes me emrin e ri kushtetues por edhe tabelave të veturave është deri në 31 dhjetor. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme deri më tani mbi 800 mijë qytetarë i kanë zëvendësuar patentat e shoferit me emrin Maqedoni e Veriut” raporton alsat transmeton albinfo.ch.

Qytetarët që sot takuam pranë sporteleve të MPB-së thonë se në kohë i kanë zëvendësuar edhe patentat e shoferit por edhe tabelat e veturave me emrin e ri kushtetues.

“Erdha edhe për tabelat edhe për lejen. Dënimi ishte 100 euro dje e dëgjova në lajme”, tha një qytetar.

“Afate është deri më 31 dhjetorë është. Po dhe për atë arsyeje erdha sot”, u shpreh një qytetar.

“Ne i zëvendësuam më herët. E përfunduam para pesë apo gjashtë muajve”, tha një tjetër qytetar.

Nga Ministria e Ponëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues që të zëvendësojnë të njëjtat para afatit të caktuar. MPB informon se të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve.