Lajme

Zjarri përfshiu ashensorin e Kullës Eifel, u evakuuan 1200 turistë

Rreth 1,200 turistë u evakuuan të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eifel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj midis katit të parë dhe të dytë.

Zjarri, i cili u shkaktua nga mbinxehja e një prej kabllove të ashensorit rreth orës 10:30 të mëngjesit, është vënë nën kontroll, sipas burimeve të Euronews. Qasja në kullë është kufizuar gjatë operacionit.

Atraksioni turistik dhe një nga kullat më të famshme në botë vizitohet nga mesatarisht 15,000 deri në 25,000 vizitorë çdo ditë.

Kulla Eifel ka përjetuar një zjarr të madh në të kaluarën. Zjarri i janarit 1956 në dhomën e kontrollit të televizorit shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e sipërme të tij. Riparimet zgjatën një vit dhe më pas antena aktuale e radios iu shtua majës së saj.