Të tjera
Studentët trondisin regjimin e Vuçiqit, paralajmërohet protestë për nesër
Studentët në Serbi do të mbajnë një marshim proteste gjatë ditës së nesërme në Beograd, pas tubimit më të madh të zhvilluar ndonjëherë që mblodhi mbi 100 mijë njerëz të dielën.
Marshimin do ta nisin në një prej shesheve të kryeqytetit dhe do ta përfundojnë atë në ndërtesën e prokurorisë.
Kërkesa e studentëve, të cilëve iu bashkohen fermerët, akademikët dhe qytetarët, është që presidenti Aleksandër Vuçiç dhe qeveria e tij me kryeministër Millosh Vuçeviç të dorëhiqen pas tragjedisë në Novi Sad që u mori jetën 15 personave.
Mediat në Serbi raportojnë se studentëve dhe atyre që i organizojnë apo marrin pjesë në protesta po u bëhet presion nga shteti. Në fakt, për katër javë me radhe, thuajse çdo ditë, ka aksione të mosbindjes civile nga studentët apo nxënësit.
Protestuesit bllokojnë fakultetet duke braktisur mësimet çdo ditë në orën 11:52, duke dalë në kryqëzime të disa rrugëve për 15 minuta në shenjë nderimi për 15 personat që humbën jetën nga shembja e strehës së betonit në stacionin e trenave në Novi Sad më 1 nëntor.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane