Ekspozita

Ftesë për artistët në Zvicër

Ambasada e Kosovës në Bernë fton artistët që jetojnë në Zvicër për të marrë pjesë në ekspozitën me temën “Liria erdhi me mua”, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shprehur përmes artit tuaj nderimin ndaj dëshmorëve dhe atdhetarëve të shquar që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Fytyrat e këtyre heronjve do të jenë në qendër të ekspozitës që do të hapet në ambientet e Ambasadës në Bernë.

Ju ftojmë të paraqiteni me 1 deri në 2 punime, dhe t’i dërgoni përmes formës PDF, ato deri më 25 janar  2025, përmes emailit – [email protected]

Pas shqyrtimit, do të njoftoheni për punimet e përzgjedhura përmes telefonit.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në tel 031 310 06 90

Me shumë mirënjohje dhe përzemërsi, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij evenimenti të rëndësishëm, që do të nderojë ata që na sollën lirinë!