Kosova
Ambasadori britanik në Kosovë thirrje KQZ-së: Respektoni ligjin, jo interesat politike!
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në rastin e certifikimit të Listës Serbe.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të sigurojë se procesi zgjedhor të kryhet me integritet dhe bazuar në procedura të drejta ligjore, e jo mbi interesa politike”, shkroi Hargreaves.
Më 23 dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e certifikoi Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), dalën kundër certifikimit të kësaj partie – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.
Në reagimin e tij, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Hargreaves, kërkoi nga KQZ-ja dhe anëtarët e saj që të jenë gjithëpërfshirës dhe transparent.
“Presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe sipas një zbatimi gjithëpërfshirës, transparent dhe të qëndrueshëm të rregulloreve përkatëse”, tha Hargreaves.
Lista Serbe e ka konsideruar vendimin si të kundërligjshëm. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.
Më vonë, Vuçiç ka thënë se ka biseduar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për ato që i ka konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar nga ana e Prishtinës, duke ia pamundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhje.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane