Kosova

Kështu përgjigjet Kurti kur pyetet për ftesën nga Prokuroria Speciale

Kryeministri i Kosovës edhe një herë ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në një përurim në QKUK, Kurti ka vendosur ta injorojë pyetjen e drejtuar nga mediat rreth ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistimin e tij, si dhe kërkesën e tij për t’u marrë në pyetje në zyrë.

“Në Dragash e në Malishevë duhet me shku…”, ishte përgjigjja e shkurtër e tij kur dëgjoi pyetjen.